Teknologjia


Teknologjia e përdorur për trajtimin e mbetjeve spitalore kryhet nëpermjet impiantit Newster®NW50 e cila është një makineri që përpunon dhe sterilizon mbetjet spitalore potenciale të rrezikshme nëpermjet trajtimit në nxehtësi nga fërkimi. Teknologjia mbështetet në fraksionimin mekanik të mbetjeve dhe procesit termik në mjedis të lagësht për të arritur inaktivizimin e flores mikrobiale (Frictional Heat Treatment FHT).

Kodi i mbetjeve te rrezikshme te trajtueshme me sterilizatorin Newster®NW50 sipas Katalogut Evropian te Mbetjeve jane C.E.R 180103 dhe C.E.R 180102.

Pajisjet e impiantit janë të certifikuara dhe të kolauduara. Impianti është i pajisur me një sistem aspirimi dhe ventilimi që përfshin edhe përdorimin e filtrave me karbon.

Ambienti është i rrethuar dhe pajisur me porte automatike, pra nuk ka ndikim në imazh dhe në mjedis.



Teknologjia e instaluar për veprimtarinë e mësipërme është në parametra optimale dhe e certifikuar




Prezantim me sistemin Newster®NW50


Makineria perbehet nga disa pjese me funksione perkatese ne procesin e punes. Dallohet grupi i enes kryesore,grupi i kondenses,grupi i filtrave,ena e shkarkimit,grupi i inverterit,bordi elektrik dhe pompa e vajit. Cikli i sterilizimit kalon ne disa stade ilustruar ne diagramen vijuese.



Mbetjet ne fillim i nenshtrohen procesit mekanik te grirjes. Ne enen kryesore te sterilizimit helika e fuqishme shperben, grin dhe perzien mbeturinat te cilat njekohesisht nxehen nen efektin e ferkimit dhe rezistences. Temperatura e grimcave te mbeturinave matet ne kohe reale dhe me saktesi maksimale nga sensore te vecante nderkohe qe masa vazhdon te perzihet. Kur temperatura arrin 150°C, masa e mbetjeve sperkatet automatikisht me uje ne menyre qe temperatura te ulet. Mbeturinat e trajtuara ftohen në 95°C. Në këtë pikë cikli ka përfunduar dhe produkti, tashmë sterile është shkarkuar automatikisht. Për të ulur nxehtësinë e prodhuar nga sistemi, nje pjese e ujit zëvendësohet vazhdimisht me ujë të freskët. Eksesi i ujit dhe gazeve derdhen në kanalizime me vlera brenda kufijve të përcaktuar me ligj. Procesi zgjat rreth 30 minuta, në varësi të raportit të lëndës organike në mbeturina, dhe automatikisht ndjek këto faza:


  1. Mbeturinat ngarkohen në enen e sterilizimit,kapaku mbyllet dhe procesi i trajtimit nis duke shtypur një buton.Motori fillon në shpejtësinë e parë.
  2. Në 60°C valvula elektrike e ujit hapet dhe uji fillon të rrjedhë në kolonat e ftohjes. Materialet fillojne të bëhet pluhur dhe në të njëjtën kohë temperatura fillon të rritet.
  3. Helika fillon te rrotullohet me shpejt duke shkuar nga shpejtësia e parë në të dytë, temperatura fillon të rritet dhe materialet janë pluhur i imët.
  4. Kur temperatura arrin 96-100°C mbetet e qëndrueshme,ndersa uji i pranishem në mbetje avullon plotësisht.
  5. Pasi uji ka avulluar temperatura fillon të rritet përsëri duke arritur në 150°C. Pasi arrin pikut helika kthehet ngadalë ne shpejtësine e parë.
  6. Masa e mbeturinave laget mjaftueshem me ujë të ftohtë deri në 95°C.
  7. Cikli i sterilizimit tani është kompletuar. Ena hapet dhe produkti mblidhet ne kolektorin e integruar te mbeturinave.


Të dhënat teknike


1 Metoda e Sterilizimit - Mbetje të njoma në mungesë/pa presion

2 Mënyra e ngrohjes/nxehjes - me goditje dhe fërkim të mbetjeve

3 Ngrohja - Tempertara 150° C e cila arrihet nga goditja dhe fërikimi i mbetjeve

4 Potenciali i Procesit - 75-90 kg/orë (në varesi të lagështirës dhe denistetit) 840 lt/or

5 Aspekti i jashtëm i mbejtejs së -Homogjen në granula të vogla trajtuar

6 Aspekti i jashtëm i mbejtejs së -Homogjen në granula të vogla trajtuar

7 Pesha finale e mbetjes së trajtuar - 70-75% e peshës fillestare

8 Volumi final i mbetjes së trajtuar - 20-25% të volumit fillestar

9 Ftohja - Avulli kondesohet me anë te shkëmbyesit të nxhehtësisë. Ajri filtrohet para se të të lëshohet në mjedis



Na kontaktoni!