image (2) (1).png

Një partner i besueshëm në menaxhimin e mbetjeve spitalore

Rreth Nesh

Eco Riciklim u themelua në qershor 2016, si përgjigje ndaj nevojës për zgjidhje më të sigurta dhe të kontrolluara në menaxhimin e mbetjeve mjekësore në Shqipëri. Që prej fillimit, kemi zhvilluar një sistem të integruar që mbulon grumbullimin, transportin, trajtimin, gjurmueshmërinë dhe dokumentimin e procesit.

Sot mbështesim institucione publike dhe private në të gjithë Shqipërinë me zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve infektive, anatomike, farmaceutike dhe citotoksike, si edhe për dezinfektimin e avancuar të ambienteve klinike.

Zhvillimi i kapaciteteve tona është mbështetur nga BERZH dhe Bashkimi Europian përmes projekteve të fokusuara në sigurinë, inovacionin dhe përmirësimin e proceseve.

Misioni

Të mbështesim institucionet shëndetësore me zgjidhje të sigurta, të gjurmueshme dhe të qëndrueshme për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, kontrollin e riskut biologjik dhe sigurinë klinike.

Vizioni

"Zgjedhjet që bëmë sot përcaktojnë sigurinë e së nesërmes."

Të kontribuojmë në zhvillimin e një kulture sigurie, përgjegjësie dhe përputhshmërie në sektorin shëndetësor, përmes teknologjive moderne, standardeve të njohura dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve.

Misioni

Vlerat që udhëheqin punën tone

Integritet dhe
transparencë

Cilësi dhe
profesionalizëm

Siguri dhe
përgjegjësi

Përgjegjësi
mjedisore

Inovacion dhe
përmirësim

Bashkëpunim dhe
besim

Shërbim në të gjithë Shqipërinë


Eco Riciklim mbështet institucione shëndetësore publike dhe private në menaxhimin e mbetjeve infektive, anatomike, farmaceutike dhe citotoksike, me zgjidhje të përshtatura sipas profilit dhe nevojave të secilit institucion.